Ndryshime në Policinë e Gjirokastrës

15/09/2014 00:00

Postet drejtuese të Policisë së Shtetit kanë pësuar të tjera ndryshime,
pak ditë pas atyre që sollën disa rrokada dhe emra të rinj në krye të
policisë në disa rrethe të vendit.

Këtë herë komanda drejtuese e uniformave blu është ndryshuar në Qarkun e Gjirokastrës. Julian Malaj, i cili deri më tani mbante postin e specialistit të anti-terrorit emërohet Shef i Komisariatit të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, ndërkohë që ish-kreu i policisë në këtë qark, Alfred Cepe, emërohet shef i anti-korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe komisar Gentian Mullai zëdhënës po në Drejtorinë e Përgjithshme.

Disa ditë më parë, ish-Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Sokol Bizhga është emëruar Drejtor i Studimeve Strategjike, në vend të Bilbil Memës. Ky i fundit do të mbajë postin e Drejtorit të Akademisë së Policisë, që deri dje drejtohej nga Hysni Burgaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta