Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Pilotët e “Air France” nisën një grevë njëjavore, pasojë e pakënaqësive ndaj vendimit të kompanisë për të transferuar disa vende pune te një linjë “loë cost”, në mënyrë që t’i bëjë ballë konkurrencës.
Drejtuesit e “Air France” i kanë bërë thirrje pasagjerëve, që të ndryshojnë apo shtyjnë udhëtimin. Javën e kaluar u njoftua transferimi i një pjese të mirë të operacioneve të saj europiane te “Transavia”.
Vështirësi po hasin në këto momente edhe linja të tjera ajrore nëpër Europë, që ndeshen me një rivalitet të ashpër nga kompanitë e vendeve të Gjirit Persik, të cilat mbështeten shpeshherë nga familjet mbretërore.
Top Channel