E mrekullueshmja Candice Swanepoel

15/09/2014 00:00

Candice Swanepoel është një nga modelet më të paguara në botë dhe ditën e dielë 25-vjeçarja tregoi në Instagram arsyen pse paguhet mirë.

Bukuroshja bjonde publikoi dy foto nga seti fotografik i Victoria’s Secret në Kaliforni. Afrikano-jugorja ka pozuar me bikini rozë dhe me një kapele blu në kokë.

Swanepoel ka qenë e pranishme në New York Fashion Week dhe sipas saj, gjëja më e bukur e këtyre eventeve është se takohet me miqtë e saj të industrisë.

“Gjëja më e bukur e javëve të modës është se takohem me miq të cilët nuk i shoh shpesh për shkak të udhëtimeve të shpeshta”, tha Candice.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel