Ishte planifikuar në qershor, anulohet koncerti i Kanye West në Poloni
Gerard Depardieu ka folur me revistën angleze ‘So Film’ mbi problemet e tij me alkoolin dhe sipas tij, shishja e parë e ditës (shampanjë ose verë e kuqe) hapet në orën 10 të mëngjesit.
Më pas, aktori i famshëm francez pi një gjysmë shishe pastis (pije me përqindje të lartë alkooli, tipike e Francës) para dreke. Aktori e shtyn drekën me 2 shishe verë dhe i kthehet shampanjës pasdite, atëherë kur e pi edhe një birrë. Pas orës 17:00 mbaron shishen e pastisit që e ka hapur para drekës. Kur vjen darka, Depardieu i kthehet verës për të shoqëruar ushqimin. Pas darkës, vodka ose uiski për të mbyllur ditën.
Pavarësisht kësaj liste të pabesueshme pijesh, Gerard Depardieu betohet se kurrë nuk dehet plotësisht. Ky stil jete shqetëson doktorët e tij pasi aktori ka bërë një operacion zemre dhe kolesterolin e ka shumë të lartë.
“Pi sepse mërzitem, çfarë të bëj tjetër… Pi deri 13 shishe në ditë edhe pse e di që duhet të kem kujdes. Nuk jam i alkoolizuar”, thotë Depardieu.
Top Channel