“Emigrantët” ngjitet në skenë

14/09/2014 00:00

Emigrantët, kështu është pagëzuar komedia e zezë bashkëkohore, e cila po shfaqet në skenën e teatrit të Gjirokastrës.

Në qendër të kësaj shfaqje është drama e dy emigrantëve, njëri ekonomik dhe tjetri politik, që ndajnë të njëjtën strehë në një godinë të nëndheshme.

“Mendoj që e gjithë shfaqa është si një copëz jete. E ndërtuar aq bukur nga autori sa që duket si një copëz jete e jetuat aty për aty, me batuta të përditshme, por kishte edhe atë tragjikomizmin brenda kësaj vepre, ashtu siç vërtet është jeta. Prandaj mendoj që dhe publiku e përqafoi”, u shpreh aktori Erdit Asllanaj.

“Nga 2 orë e gjysmë të kalojë në një orë me dy veta. Këtu kemi të bëjmë me një vepër që është një orë, por me mbingarkesë psikologjike”, tha aktori Viktor Caro.

“Emigrantët”, drama moderne e autorit polak Mbrozhek edhe vetë një emigrant politik, i larguar nga vendi për pikëpamjet e tij është vlerësuar si aktuale me mesazh qendror luftën e njeriut ndaj skllavërimit prej lakmisë, parasë dhe mungesës së edukimit.

Top Channel