Eksploziv në banesën e ish-futbollistit Bejzade
13/09/2014 00:00
Një shpërthim eksplozivi ka tronditur zonën pranë “Medresesë” në kryeqytet në orët e vona të së premtes.
Shpërthimi ka ndodhur në një banesë private në rrugën “Ibrahim Kazazi”, e cila mësohet se është në pronësi të ish-futbollistit të Vllaznisë, Partizanit dhe Elbasanit, Skerdi Bejzade, i cili ndodhet aktualisht në Gjermani.
Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa në banesë ndodhej vetëm nëna e ish-futbollistit, e cila është tronditur nga shpërthimi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Tiranës, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.
Top Channel