Conchita Wurst do te kendoje ne Parlametin Evropian

12/09/2014 00:00

Conchita Wurst është mbretëresha austriake, fituesja e Festivalit Evropian e cila është përzgjedhur për të performuar më 8 tetor përpara Parlamentit Evropian.

Këngëtarja ka pranuar ftesën e parlamentarëve italianë, holandezë, finlandezë dhe austriakë dhe do të këndojë në Bruksel, për luftën kundër diskriminimit.
 
“Kjo ftesë  është një nder i madh për mua. Në këtë performancë do të përcjell idenë e tolerancës, dashurisë dhe respektit. Kjo është një lëvizje e madhe që duhet të çohet përpara nga qytetarët evropianë dhe nga politika”, tha Conchita.

Ndërsa në “Twitter” dhe rrjetet sociale po qarkullon posteri i Conchita Wurst për performacën që do të zhvillojë në Bruksel, “Conchita, Zëri i Evropës”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel