Grabitje spektakolare në Spanjë, zhduket një nga thesaret më të rëndësishme të Epokës së Bronzit në Evropë Rusia, sipas presidentit ukrainas Petro Poroshenko, duket të ketë tërhequr më shumë se dy të tretat e trupave të saj nga rajondet lindore të vendit të tij, çka rrit akoma më shumë shpresat e një vazhdimësie të armëpushimit të brishtë që u firmos javën e kaluar.
Në takimin e kabinetit të tij të transmetuar në televizionin shtetëror, Poroshenko përmendi disa të dhëna zbulimi të cilat tregojnë se gati 70% e ushtarëve rusë që kishin hyrë në shtetin fqinj për të luftuar në krah të separatistëve, tani janë kthyer në Rusi.
“Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili ushqen shpresën se iniciativa e paqes mund të ketë vërtet një perspektivë të mirë”, tha Poroshenko.
Nga pohimet e NATO-s në Ukrainë duhet të kenë hyrë të paktën 10.000 ushtarë të Moskës për të cilët mjaft vëzhgues besojnë se kanë ndihmuar në avancimin e rebelëve të përballuar deri para pak javësh me humbje të mëdha gjatë luftimeve me forcat e Kievit. Rusia ka mohuar të ketë çuar trupa dhe pajisje ushtarake në Ukrainën lindore, edhe pse udhëheqësit separatistë thanë se po ndihmoheshin nga ushtarët rusë, të cilët e përdorën kohën e tyre të pushimeve për të luftuar me trupat ukrainase të territorit ukrainas.
Të martën, shërbimi i shtypit i Kremlinit citoi presidentin rus Vladimir Putin t’i ketë thënë zotit Poroshenko gjatë bisedës telefonike se ai është i përkushtuar për një zgjidhje paqësore të krizës me Ukrainën.
Njoftimi për bisedën telefonike erdhi ndërsa SHBA-të thanë se po finalizonin disa masa për zgjerimin e saknsioneve ndaj Rusisë lidhur me qëndrimin ndaj Ukrainës.
Top Channel