Ndahet nga jeta aktori Richard Kiel

11/09/2014 00:00

Aktori Richard Kiel është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare. Kiel është i njohur për rolin e tij si “dhëmbë çeliku” në dy filma të James Bond.

Kiel ndërroi jetë të mërkurën pasdite në një spital në Fresno,  Kaliforni, sipas një njoftimi të publikuar nga TMZ. Vdekja e aktorit është konfirmuar nga një zëdhënës i spitalit “Saint Agnes”, por ende janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 74-vjeçarit.

Aktori gjigand, i cili ishte i gjatë 218 cm i gjatë, pak kohë më parë kishte thyer këmbën dhe ishte shtruar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel