Kristo Kondakci, shqiptaro-amerikani qe dirigjon skenat e botes

11/09/2014 00:00

I ikur nga Tirana kur ishte vetëm 1 vjeç, për të jetuar me familjen shumë larg Shqipërisë, por i kthyer pas 22 vitesh, kësaj here si muzikant.

Kristo Kondakci, dirigjenti i ri por tepër i talentuar shqiptaro-amerikan, hapi sezonin e ri artistik vjeshtë-dimër 2014, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Edhe pse sapo ka filluar të ngjisë shkallët e një karriere shumë premtuese, Kristo Kondakci mbart një sërë vlerësimesh nga profesionistë të fushës dhe kritikë arti. Ai është vlerësuar veçanërisht për ristrukturimin e simfonisë Nr.1 të Mahlerit.

Konservatori i Neë England i ka dhënë një sërë çmimesh gjatë shkollimit të tij, si “Studiues me ndikim për shoqërinë”, “Ylli i bursistëve” dhe çmimin e rëndësishëm të “Kompozimit”.

Top Channel