Ishte planifikuar në qershor, anulohet koncerti i Kanye West në Poloni
Më në fund, botës iu prezantuan edhe prodhimet e fundit të kompanisë “Apple”; Iphone 6, Iphone 6 Plus dhe orët inteligjente. Apple kishte paralajmëruar se të ftuarit specialë, gjatë prezantimit në Cupertino të Kalifornisë, do të ishin grupi U2.
Bono, së bashku me anëtarët e grupit, u ngjitën në skenë, ku prezantuan albumin më të ri “Songs of Innocence”, që deri më 13 Tetor do të jetë falas në iTunes dhe, më pas, pritet të dalë versioni me pagesë.
Grupi i famshëm U2 ka vendosur të rikthehet papritur dhe, mbi të gjitha, “falas”.
Albumi i ri do t’i dhurohet për rreth një muaj 500 milionë përdoruesve. Disa thonë se grupi do të nënshkuajë një marrëveshje 2-vjeçare me Apple, që lidhet me iniciativat e ardhshme dhe sponsorizimin e turit. Por, gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim për këtë kontratë mes palëve.
Top Channel