Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një fabrikë kimike në veriperëndim të Gjermanisë duke lënë disa të plagosur, gjithashtu u dëmtuan edhe disa banesa që ndodheshin pranë shpërthimit.
Banorët pranë fabrikës u këshilluan të largohen nga banesat e tyre si masë paraprake, por nuk u evakuuan nga autoritetet.
Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje duke lokalizuar flakët e mëdha, të cilat u përhapën menjëherë.
Shkaku i këtij shpërthimi, i cili u dëgjua disa kilometra larg, është ende i paqartë. Policia tha se personat të cilët kanë marrë djegie të rëndë janë dërguar me helikopter për në spital.
Top Channel