Shakira eshte shtatzene dhe pret serish nje djale
10/09/2014 00:00
Përpara një jave, Shakira konfirmoi lajmin së është duke pritur një fëmijë. Të afërmit thonë se familjes së çiftit Shakira-Pique do t’i shtohet edhe një djalë tjetër.
Prindërit e Shakirës, mamaja Nidia dhe babai William, thanë për revistën “Hola” se ishin shumë të lumtur për këtë lajm të mrekullueshëm. Të pyetur për emrin, ata thanë se ende nuk dinin asgjë dhe se është ende herët.
Diva 37-vjeçare e Popit konfirmoi lajmin për 26.7 milionë ndjekësit e saj në “Twitter”. “Jam shtatzanë dhe po pres fëmijën tim të dytë. Falemnderit për të gjitha urimet”.
Thashethemet nisën pas performancës së yllit kolumbian në Kupën e Botës, Brazil 2014. Lajmi më pas u publikua në “Spanish Cosmopolitan”.
Top Channel