FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
“Dëshiroj të paktën tre fëmijë deri në moshën 35 vjeçç”. Duket se është kjo dëshira e Dukeshës së Kembrixhit, që është sërish shtatzënë me fëmijën e dytë.
Sipas “Daily Telegraph”, miq të Kate kanë lënë të kuptojnë se bashkëshortja e Princit William kërkon të ketë një familje numeroze, sikurse dhe familja e saj. Kate është më e madhja nga 3 fëmijët Middleton (Pippa dhe James).
Kate, 32 vjeç, është rreth 20 muaj më e madhe se motra e saj Pippa. Të njëjtën distancë, që do të ketë edhe Princi George me motrën ose vëllain, që pritet të vijë në jetë. Dukesha e Kembrixhit është në muajt e parë të shtatzanisë dhe ka pasur probleme shëndetësore, si pasojë e të cilave i është dashur të anulojë edhe angazhimet zyrtare.
Foshnja mbretërore pritet të lindë mes muajit Prill dhe Maj të vitit të ardhshëm. Edhe Princi Charles ka komentuar për këtë ngjarje, duke e konsideruar një lajm të mrekullueshëm. Foshnja mbretërore ka vënë në punë edhe kompanitë e basteve, që po përcaktojnë koefiçentët për seksin dhe emrin.
Top Channel