Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’ Ekzekutimi i tmerrshëm i Steven Sotloffit dhe gazetarit tjetër amerikan përpara tij, James Foley, kanë shkaktuar zemërim në Shtetet e Bashkuara e, sipas “Zërit të Amerikës”, mund të shërbejnë si nxitje për opinionin publik, që të mbështesin ndërhyrjen ushtarake kundër militantëve gjakësore të ISIS-it.
VOA citon senatorin e Teksasit, Ted Cruz, një konkurrent i mundshëm për emërimin e Partisë Republikane si kandidat presidencial në vitin 2016, të ketë deklaruar gjatë një konference konservatore në Dallas, se Shteti Islamik trumbeton kthimin prapa në kohë, duke refuzuar modernizmin.
“Atëherë unë them t’i ndihmojmë, – është shprehur ai, – t’i bombardojmë deri sa të mbërrijnë në Epokën e Gurit!”.
Ligjvënës të tjerë kërkojnë një qasje më të kujdesshme dhe duket se janë të gatshëm t’i japin administratës së Presidentit Obama më shumë kohë, për të formuluar një strategji gjithëpërfshirëse për trajtimin e Shtetit Islamik.
Kongresmeni demokrat, Adam Smith, nga shteti i Uashingtonit, mendon se duhet ngritur më parë një koalicion. “Nuk mund të sulmojmë në fillim, e të kërkojmë mendim më vonë”, është shprehur ai.
Deri tani, në Shtetet e Bashkuara nuk ka pasur shumë sondazhe lidhur me kërcënimin, që vjen nga grupi ekstremist dhe veprimet, që duhet të ndërmarrë Amerika në këtë rast. Megjithatë, ekspertët mendojnë se shumë amerikanë kanë gjasa ta shohin Shtetin Islamik si një kërcënim të denjë për një lloj përgjigjeje ushtarake.
Opinioni publik në SHBA ka qenë përgjithësisht ngurrues, sa i takon përfshirjes në Lindjen e Mesme, por situata e re e krijuar në rajon paraqet rrezikshmëri më të madhe, ndaj nuk është çudi, që amerikanët të ndryshojnë mendim sa i takon ndërhyrjes ushtarake.
Top Channel