Poloni, Tusk jep zyrtarisht dorëheqjen

09/09/2014 00:00

Kryeministri polak Donald Tusk i ka dorëzuar dorëheqjen Presidentit të vendit të tij gjatë së martës, në përgatitje për të marrë postin e ri, si kreu i Këshillit Europian, nga fundi i këtij viti.

“Po, i dorëzova shkresën zyrtare”, është cituar të ketë thënë Tusk nga një televizion polak, teksa largohej nga takimi me Presidentin Bronislaw Komorowski.

Komorowski pritet të pranojë formalisht dorëheqjen e Tusk ditën e enjte, e më pas të ftojë kreun e Parlamentit, Ewa Kopacz, kandidaten e koalicionit qeverisës për kryeministre, për t’u takuar me të për bisedimet në lidhje me formimin e qeverisë së re.

Bazuar në Kushtetutën e Polonisë, Presidenti kandidon kryeministrin. I ngarkuari me këtë detyrë formon një kabinet të ri, i cili i nënshtrohet më pas votëbesimit në Parlament. Koalicioni aktual qeverisës ka një mazhorancë të ngushtë në këtë legjislaturë.

Top Channel