Traktorët mbushin rrugët e Vjenës, fermerët kërkojnë të tregohet origjina e produkteve
Në një editorial të prestigjiozes amerikane “New York Times” trajtohet gjerësisht tema e kërcënimit të mundshëm nga ekstremistët e ISIS, pas qëndrimeve të ashpra që po mban Uashingtoni.
Praktikisht, Shtetet e Bashkuara po e zgjerojnë planin e sulmeve në Irak dhe Siri, gjë e cila ka nxitur tensione të militantëve atje dhe përshkallëzimi mund të shihet si një problem i madh për Amerikën.
Gjithçka nisi 1 muaj më parë, kur vetë Presidenti Barack Obama deklaroi se nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Irak, duke argumentuar se nuk kishte asnjë të drejtë ligjore për t’u përfshirë atje.
Por, më pas, luftëtarët e ISIS filluan persekutimin e pakicave amerikane në qytetin e Erbilit, duke sulmuar indirekt Shtëpinë e Bardhë, analizon “New York Times”. Sërish SHBA dërgoi këshilltarë ushtarakë, duke i dhënë një zgjidhje politike gjakrave të nxehura.
Vrasja e gazetarit amerikan në mënyrë demostrative shërbeu si një shkëndijë, që detyroi forcat amerikane të merrnin hov për sulme të ashpra ajrore në qiellin e xhihadistëve. Vetë Presidenti Obama është shprehur me bindje se tashmë e ka autorizimin e nevojshëm për të mbrojtur popullin e tij.
Edhe pse ka pasur disa strategji nga administrata Obama për të ndalur ofensivën terroriste atje, më shumë në fokus ka qenë veprimtaria ushtarake, çka e cila mund të kthehet në një “boomerang” për SHBA, pasi grupi islamik është paraqitur si një organizatë e mirëorganizuar dhe mirëfinancuar.
Megjithatë, asaj çka duhet Obama t’i mëshojë më tepër, – shkruan gazeta, – është se kombi ka nevojë t’i shpjegohet më specifikisht se si Shtetet e Bashkuara mund të shmangin ngatërresat e mundshme, që mund të vijnë nga kjo skenë lufte.
Top Channel