Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’
Virusi vdekjeprurës i Ebolas është duke u përhapur me shpejtësi në Liberi, me mijëra raste të reja pritet të konfirmohen gjatë javëve të ardhshme, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas OBSH-së, metodat e përdorura deri tani për parandalimin dhe kurimin e virusit nuk ka një ndikim të mjaftueshëm. Të paktën 2100 të infektuar me Ebola kanë vdekur deri tani në shtetet e Afrikës Perëndimore, në Guine, Liberia, Sierra Leone dhe Nigeria. Gjithashtu kanë humbur jetën nga virusi edhe 79 punonjës të shëndetësisë.
Shtimi i numrit të personave të prekur ka krijuar mbipopullim në qendrat e trajtimit në Liberi. OBSH ka thënë se janë të nevojshme 1,000 shtretër për pacientët e infektuar, ndërsa janë vetëm 240 në dispozicion.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shtoi se kohët e fundit virusi është përhapur me shpejtësi edhe si pasojë e përdorimit të taksive nga ana e personave të infektuar.
“Pacientët që largohen nga qendrat e trajtimit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të rikthehen në komunitet dhe shtëpitë e tyre, ku në mënyrë të pashmangshme infektojnë të tjerët”, tha OBSH.
Top Channel