BE-Rusi, gazi dhe stina e dimrit… afron paqja?

09/09/2014 00:00

Ndërkohë që konflikti në Ukrainë i drejtohet stinës së dimrit dhe politikanët e Europës janë të shqetësuar për ndërprerjen e furnizimit me gaz nga burimi më i madh, Rusia, disa tregtarë të energjisë ndiejnë se ka ende një shans për mbizotërimin e paqes dhe ruajtjen e qarkullimit të lirë të gazit.

Rusia është furnizuesi më i madh i Europës me gaz natyror, ndërsa gazsjellësit e saj përmes Ukrainës janë subjekt i manovrave politike të përplasjeve Europë-Moskë, për shkak të ndikimit të kësaj të fundit në krizën në Lindje të Ukrainës.

Gjiganti rus i gazit, i kontrolluar nga shteti, Gazprom, plotëson rreth 1/3-tën e kërkesave për gaz të Europës, me vlerë rreth 80 miliardë dollarë në vit, ndërsa më shumë se gjysmën e kësaj sasie e dërgon përmes tubacioneve që kalojnë nga Ukraina.

Disa tregtarë vazhdojnë të mendojnë për ngritjen e gazit gjatë dimrit, për shkak të frikës së ndalimit të dërgesave ruse të gazit, gjë që do të shkaktonte kulmimin e çmimeve në Europën Juglindore, me ndërprerjen e energjisë apo ngrohjes.

Ndienja e urgjencës është aq e madhe, sa autoritetet anembanë rajonit janë duke përgatitur planet e emergjencës, që përfshijnë detyrimin e industrive për të mos përdorur më gaz, në mënyrë që të mbrohen ekonomitë familjare.

Ndërkohë që tregjet dhe qeveritë po përgatiten për më të keqen, disa tregtarë janë gati të venë bast për të kundërtën, duke parashikuar që gazi rus të vazhdojë të furnizojë Europën, madje duke u krijuar një treg që mbifurnizime, veçanërisht për shkak të shtimit të jashtëzakonshëm të rezervave nëpër vendet e ruajtjes.

Ndërsa disa analistë shpjegojnë se Europa mund t’ia dalë edhe nëse Rusia ndalon furnizimin për shkak të rënies së kërkesës, ashtu sikurse të përmirësojë kapacitetin e importeve të gazit likuid natyror përmes tankeve dhe infrastrukturës së përmirësuar, që do të lejonte një shpërndarje më të mirë të gazit, nëpër zonat apo rajonet që kanë më shumë nevojë për të.

Top Channel