Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’ Raporti i ekspertëve holandezë mbi tragjedinë e fluturimit “MH17” të “Malaysia Airlines” del në përfundimin se avioni i rrëzuar gjatë fluturimit mbi Ukrainë ishte qëlluar nga objekte të shumta, të cilat lëviznin me shpejtësi të lartë dhe e kanë shpuar mjetin në disa vende.
Për bordin holandez të sigurisë, nuk ka asnjë provë që të tregojë se mund të bëhet fjalë për defekt teknik apo gabim njerëzor. Në fakt, të gjitha të dhënat e mbledhura lënë të kuptohet se avioni është goditur nga pjesë të një rakete.
“Rrëzimi i fluturimit “MH17” ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm. Nuk ka asnjë të dhënë që të bëjë të mendohet se mjeti është rrëzuar për shkak të problemeve teknike apo veprimeve të ekuipazhit. Regjistruesi i zërit nuk tregon asnjë anomali në bord”, thotë raporti.
Avioni i nisur nga Amsterdami për në Kuala Lumpur me 298 persona në bord u rrëzua në muajin korrik në një territor të kontrolluar nga rebelët në lindje të Ukrainës. Shumica e pasagjerëve ishin holandeze. Askush nuk i mbijetoi fatkeqësise, që sipas disa mediave ishte vepër e separatistëve pro-rusë.
Raporti holandez nuk e thotë hapur se avioni u qëllua me raketë, por e lë të kuptohet duke qenë se flet për goditje nga copëza të tilla dhe përjashton pak a shumë çdo mundësi tjetër.
Edhe shpimi në disa vende njëherazi me objekte të shpejtësisë së lartë përputhet me mënyrën e funksionimit të sistemi raketor BUK, i cili nuk gjuan shënjestrën por plas në afërsi të saj, duke çliruar copëza që godasin në disa vende për të shkaktuar dëm maksimal.
Megjithatë, kjo nuk i jep përgjigje pyetjes kryesore: kush e lëshoi këtë raketë? Sepse një armë e tillë përdoret nga të dyja palët e përfshira në konflikt.
Për të zbuluar se mbi kë rëndon faji i tmerrshëm duhet përcaktuar saktë vendi nga është hedhur ajo, gjë që mund të realizohet falë një kombinimi të të dhënave nga radarët dhe provave të mbledhura në vendngjarje.
Top Channel