Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi ushtarak me Iranin për të luftuar kundër ISIS në Irak.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni nuk ka në planë t’i jap Iranit informacione të rëndësishme ushtarake mbi militantët e ISIS. Më parë, një zyrtar iranian kishte pohuar për BBC mundësinë e kontakteve të tilla më palën amerikane.
Edhe Ministria e Jashtme e Iranit hodhi poshtë më pas këto pretendime si të pasakta. Irani ka kundërshtuar tradicionalisht përfshirjen amerikane në Irak, i cili është një aleat i Iranit.
“Ne nuk koordinojmë veprimet ushtarake ose të ndajnë informacione të rëndësishme me Iranin”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf.
Top Channel