FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Ngado që udhëton, Paris Hilton është një nga ato femra, të cilat nuk kanë përse të kenë ndrojë të ekspozojnë trupin e tyre ndaj të gjithë botës. Madje, pse jo, një figurë për t’u pasur zili…
Mëngjesin e së premtes, 33-vjeçarja personalitet shoqëror përfitoi nga një pushim për banjo dielli për të publikuar sërish disa foto me bikini, për të gjithë fansat e saj të çmendur.
Në këto foto, Paris shfaq trupin e saj me linja të admirueshme, barkun e sheshtë dhe krahë të tonifikuara, ndërsa bikini i saj i bardhë ishte qendisur me lule në pjesën e sipërme të trupit.
Flokët e saj të gjata, bionde, i binin mbi pjesën e përparme të trupit, ndërsa në sy mbante një palë syze në formë zemre. Duke pozuar nga një cep i ballkonit me pamje nga deti, Paris shihet e rrethuar nga një qiell i kaltër dhe varka të shumta në ujrat e mrekullueshëm të Ibizas.
Top Channel