Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari
03/09/2014 00:00
Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar pasditen e së mërkurës një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për shtetasin Elidon Isufi, i cili ka rënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane.
Sipas burimeve, në urdhër-arrestin e lëshuar ndaj Isufit rëndojnë akuza si trafik droge, plagosje në rrethana rënduese dhe dhunim të pronës private.
Burimet saktësojnë më tej se në vitin 2009 Gjykata e Apelit në Venecia kishte lënë ndaj shtetasit shqiptar në fuqi dënimin prej 6 vjet e 7 muaj heqje lirie.
Top Channel