
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon dënimin me 12 vjet burgim për shtetasen Afërdita Hysa, ish-drejtoreshë e Kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve, Tiranë, si edhe 11 vjet burgim për shtetasin Mirjan Beneja, administrator i disa shoqërive private fiktive, të cilët, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë ngritur një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me një dëm rreth 6 milionë euro.
Dy të pandehurit, Hysa dhe Beneja, akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në bashkëpunim; “falsifikim të dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim; ‘pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Gjykimi ndaj këtyre dy të pandehurve është zhvilluar me procedurë të shkurtuar. Ndërkohë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë po zhvillohet gjykimi me procedurë normale edhe për 6 bashkëpunëtorët e tyre, 5 prej të cilëve ish-zyrtarë të Tatimeve, Tiranë, dhe njëri administrator kompanish private fiktive.
Top Channel