Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një tjetër ndërtues ishte sot shënjestër e një atentati në qytetin e Vlorës. Shtetasi Arben Aliko, 47 vjeç, është qëlluar me një armë zjarri pistoletë në këmbë dhe në hije.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai do merret në pyetje nga policia që nisi menjëherë hetimin.
Ngjarja në formën e një atentati ndodhi në shkallët e një pallati në zonën e Skelës, kur 47-vjeçari po zbriste. Ai mësohet se është qëlluar nga një person, por fatmirësisht ka shpëtuar.
Ngjarja në qytetin e Vlorës ndodh vetëm pak ditë pas atentatit me eksploziv që çoi në vrasjen e një 42-vjeçari, ndërtues dhe plagosjen e shoqërueses së tij 19 vjeç.
Ndërkohë, një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e së hënës në fshatin Lufaj të Mirditës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Policisë së Lezhës, sipas të cilës viktima është identifikuar si shtetasi Landi Kaçorri, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa bashkëshortja e tij, shtetasja Orjeta Kaçorri, është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku sipas burimeve mjekësore, ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, forcat e policisë kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nga dëshmitë paraprake të mbledhura, ka arritur të identifikojë shtetasin Azem Ujka si autorin e dyshuar të vrasjes.
Personi në fjalë, i moshës 29 vjeç, është shpallur në kërkim, ndërsa po kryen hetime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndonëse ende herrët, pista më e akredituar është ajo e vrasjes për hakmarrje.
Top Channel