Minatorët bllokohen në minierën e arit

30/08/2014 00:00

Të paktën 24 minatorë kanë mbetur të bllokuar në një minierë ari në Nikaragua, pasi si pasojë e shirave të mëdha miniera është shembur duke lënë të bllokuar minatorët.

Ekipet e shpëtimit kanë mundur të lokalizojnë vendndodhjen e të paktën 20 minatorëve, rreth 50 metra nëntokë dhe po punojnë për shpëtimin e tyre.

Autoritetet vendase thanë se kohët e fundit kishin ndërprerë punën e kompanisë pasi miniera ishte e pasigurt dhe dy persona kishin vdekur gjatë muajit të kaluar, por personat e bllokuar janë futur në mënyrë të pavarur në minierë pavarësisht paralajmërimeve.

Nikaragua është vendi më i varfër në Amerikën Latine dhe për të ndihmuar njerëzit të përfitojnë sa më shumë nga industria i lejon ata të punojnë në mënyrë të pavarur në minierat e arit.

Top Channel