FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Pasi ka dhuruar shfaqje të shumta të “vajzës së keqe” dhe look të ekzagjëruar, tashmë Miley Cyrus i është rikthyer ëmbëlsisë së dikurshme, por duke mos hequr dorë nga doza e madhe e provokimit.
Kopertina e “V magazine” ka zgjedhur titullin “Përse Miley dëshiron shumë që
të provokojë”. Stilisti dhe fotografi Karl Lagerfeld ka vendosur
popstarin e zhveshur nudo mbi disa pellushë për revistën.
Nuk është hera e parë që Cyrus pozon për revistën “V Magazine”. Në vitin 2013 ajo u shfaq me një look punk, duke na dhuruar poza shumë provokuese dhe agresive.
Pak ditë më parë u zhvillua edhe eventi i rëndësishëm muzikor “MTV Video Music Awards”. Cyrus triumfoi duke u vlerësuar me çmimin “Videoja më e mirë e vitit” për “Wreacking Ball”.
Këtë vit artistja kishte vendosur të qëndronte në hije dhe në momentin e tërheqjes së çmimit i dha hapësirë problematikave të të pastrehëve, duke sjellë në skenë një djalë të ri të pastrehë.
Tashmë “vajza e keqe” e showbizzit po përdor impaktin e saj mediatik në një formë konstruktive në favor të zgjidhjes së problemeve sociale.
Top Channel