Turqia “vë bast” te Trump për avionët F-35/ Ankaraja paguan 2.4 milionë dollarë për lobim në SHBA
Një nga vrasësit me pagesë më të njohur në Kolumbi është liruar nga burgu pasi plotësoi 22 vite nga një dënim 30-vjeçar. John Jairo Velasquez ka qenë vrasësi kryesor i kartelit të baronit të drogës Pablo Escobar.
Ai ka pranuar vrasjen e 300 personave dhe ka dalë nga burgu i sigurisë së lartë Combita ditën e martë nën masa të rrepta sigurie.
Në Kolumbi, njerëzit janë të ndarë përsa i përket vendimit për ta lënë të lirë vrasësin me pagesë. Disa mendojnë se ai ende nuk ka paguar për krimet e tij, ndërsa të tjerë mendojnë se Velasquez meriton një shans të dytë.
John Jairo Velasquez u dënua për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e kandidatit për president Luis Carlos Galan në vitin 1989. Por, më vonë ai u kthye në dëshmitarin e shtetit ndaj ish-ministrit të Drejtësisë Alberto Santofimio, edhe ai kandidat për president në zgjedhjet e vitit 1990, i cili kishte urdhëruar vrasjen e Galanit.
Top Channel