Hollande emëron kabinetin e ri

27/08/2014 00:00

Pas largimit të Manuel Valls nga posti i Kryeministrit, Presidenti Francois Hollande ka emëruar një kabinet të ri, duke zëvendësuar ministrat që rebeluan kundër shkurtimeve.

Ndër emërimet e reja, për herë të parë një grua do të vihet në krye të arsimit. Por ministrat kyç në kabinetin e mëparshëm, si Ministri i Jashtëm, ai i Mbrojtjes dhe Ministri i Financave do të  mbajnë postet e tyre.

Momentalisht Franca po lufton një papunësi të lartë dhe popullariteti i Presidentit Francois Hollande është më i ulëti në 50 vjet.

Qeveria e ish-kryeministrit Valls, i emëruar rreth 5 muaj më parë, ra të hënën pas kritikave të ashpra të ministrit të Ekonomisë, Arnaud Montebourg, për masat e rrepta antikrizë, për të cilat tha se po e mbytnin rritjen ekonomike të Francës.

Top Channel