Sulmet në Libi nga Emiratet e Bashkuara?

26/08/2014 00:00

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë për BBC  se, ‘sulmet ndaj pozicioneve të milicive përreth aeroportit të Tripolit në Libi mund të jenë kryer nga Emiratet e Bashkuara Arabe nga bazat në Egjipt’.

Deri tani Emiratet e Bashkuara nuk kanë dhënë asnjë koment, ndërsa Egjipti ka mohuar çdo përfshirje. Një aleancë mes milicive që luftuan për gati një muaj ka marrë nën kontroll aeroportin.  

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara, pasi armët amerikane mund të jenë përdorur në sulmin e fundit, duke shkelur marrëveshjen në të cilat ato janë shitur. Aeroplanë luftarakë, ende të paidentifikuar, sulmuan dy herë javën e kaluar pozicionet e milicive pranë aeroportit.

Sipas “The New York Times” Emiratet e Bashkuara Arabe kanë furnizuar me karburant avionët luftarakë, ndërsa Egjipti ka lejuar përdorimin e bazave të tij ajrore.

Gjatë ditës sa hënë, SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe lëshuan një deklaratë të përbashkët, e cila dënonte “ndërhyrjen e jashtme” në Libi, duke sjell përkeqësim të situatës dhe minon tranzicionin demokratik në Libi.

Top Channel