Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Në Stamboll ka ndodhur një përleshje e madhe midis qindra njerëzve dhe policisë turke në protestë për rritjen e numrit të emigrantëve ardhur nga Siria.
Sipas raporteve të policisë, janë sulmuar shumë dyqane dhe makina të cilat kanë përfunduar të shkatërruara. Ndërkaq protestuesit mbanin nëpër duar slogane anti-siriane dhe gjatë përleshjeve 5 vetë janë dërguar në spital.
Turqia njihet si një vend që ka strehuar rreth 1.2 milionë sirianë, të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftërave atje. Autoritet turke pohuan se do ndërmarrin politika të reja për strehimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme.
Top Channel