Marrëveshje Izrael-Hamas

26/08/2014 00:00

Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje afatgjatë armëpushimi me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Negociatori i Hamasit, Moussa Abu Marzouk tha se marrëveshja do të njoftohet së shpejti nga të dyja palët. Ajo i jep fund luftimeve që zgjasin prej 7 javësh ku kanë gjetur vdekjen më shumë se 2200 persona.

Pala palestineze deklaroi se Izraeli ka rënë dakort që të lehtësojë bllokadën ndaj Gazas duke lejuar ndihmat dhe materialet për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga bombardimet, ndërkohë që pala izraelite nuk ka dalë ende me një komunikim zyrtar.

Arritja e marrëveshjes mbërriti në kohën kur dy palët vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit. Të martën avionët izraelitë bombarduan dy godina shumëkatëshe të cilat ishin boshatisur më parë pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite.

Hamasi akuzon Izraelin për akte të papreçedenta hakmarrjeje ndaj civilëve, ndërsa Izraeli tha se sulmit janë pasoja të veprimeve të Hamasit dhe sulmeve me raketa të tij në zonat civile në Izrael.

Top Channel