“Rubble Challenge” nga Gaza

25/08/2014 00:00

Nisur nga suksesi i “Ice Bucket Challenge” në internet nga Gaza ka nisur të qarkullojë versioni palestinez i sfidës.

Në mungesë të ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike për ta ftohur ujin për shkak të bllokadës dhe bombardimeve izraelite, në Gaza uji i akullt zëvendësohet me rrënojat e mbetura nga rrafshimi i ndërtesave për shkak të bombardimeve.

Ideja është e gazetarit palestinez Ayman al Aloul i cili thotë në videon e postuar në internet se vlerëson “Ice Bucket Challenge”, por në mungesë të ujit dhe të energjisë elektrike, vendosi ta përshtasë nismën sipas kushteve në Gaza në shenjë proteste dhe ndërgjegjësimi të botës për gjendjen në të cilën ndodhen banorët e Gazas.

Prej javësh Gaza është në shënjestër të bombardimeve izraelite dhe luftimet mes Hamas dhe ushtrisë izraelite kanë lënë të paktën 2 mijë viktima në radhët e palestinezëve, pjesa më e madhe civilë dhe rreth 70 izraelitë, pjesa më e madhe ushtarë.

Top Channel