Nicki Minaj “pushton” skenën e MTV

25/08/2014 00:00

Nicki Minaj ishte ndër këngëtaret e shumta që performoi në skenën e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”…dhe nuk zhgënjeu.

Minaj u paraqit me hitin e saj të fundit, Anaconda. I shumëpërfolur për videoklipin “e tepruar” edhe në skenën e “MTV Video Music Awards” nuk pritej ndonjë ndryshim i këngëtares amerikane.

Ajo së bashku me trupën e baletit që e shoqëronte ndezi të pranishmit me kërcimet provokuese, e madje në një moment fustani për pak e tradhëtoi.

Megjithatë mes qindra të yjeve të pranishëm, njërës duket se nuk i pëlqeu performanca e Minaj. Rita Ora u fotografua me një shije të hidhur në fytyrë gjatë kohës kur në skenë ishte Minaj, ndërkohë që më herët 23-vjeçarja me origjinë nga Kosova u pa të takohej me mikun e saj, Cris Brown.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel