Alarm për atentat në bazën amerikane

25/08/2014 00:00

Një alarm ka vënë në lëvizje personelin në bazën amerikane Fort Lee, në Virxhinia, ku qarkullonin zëra për praninë e një personi të armatosur në ambjente të paautorizuara.

Në profilin e bazës në fjalë në rrjetin social Tëitter ndodhej një lajmërim ku thuhej se e gjithë struktura ishte mbyllur deri në një informacion të mëtejshëm.

Pas kontrolleve të kryera alarmi ka rezultuar i rremë. Baza Fort Lee ka një popullsi prej 34 mijë banorësh, kryesisht ushtarakë dhe familjarët e tyre, dhe ndodhet rreth 25 kilometra në jug të lokalitetit Riçmond, po në Virxhinia, si dhe rreth 130 milje larg Uashington DC.

Në prill të këtij viti tre ushtarë u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën kur ushtari Ivan Lopez hapi zjarr në bazën Fort Hood të Teksasit, para se të vriste dhe veten.

E njëjta bazë kishte pësuar një ngjarje të ngjashme edhe në vitin 2009, kur 13 ushtarë mbetën të vrarë dhe 32 të plagosur nga Maj Nidal Hasan.

Ndërsa në shtator 2013, Aaron Alexis, një rezervist i marinës amerikane, vrau në të njëjtën mënyrë 12 persona në Navy Yard të Uashingtonit.

Top Channel