Kryeministri Edi Rama, inspektoi nga afër segmentin rrugor Tiranë-Rinas, për të parë ecurinë e projektit të ‘Gjelbërimit’.

Ky projekt parashikon 400 mijë m2 sipërfaqe të gjelbër, 130 mijë bimë dekorative dhe 2300 pemë të larta.  Kryeministri u shpreh se ky është fillimi i përmasës së gjelbër në rrugë dhe se do të vazhdojmë këtë program në mënyrë që të krijohet një situatë krejt tjetër në rrugët tona.

“Janë 400 mijë metër katror gjelbërim, 130 mijë shkurre dekorative, 2300 pemë të larta që do të shkojnë duke u shtuar si kurorë në vitet në vijim. Por ajo që është e rëndësishme është që të kemi një ndarje të qartë të të gjithë kanaleve, në mënyrë që më në fund të krijohet një hyrje për në Tiranë si një vend europian, e kjo të na çojë nga Rinasi deri tek rrethrrotullimi i Kamzës”, u shpreh zoti Rama.

Kryeministri saktësoi se ky program nis me rrugën Rinas-Tiranë, për të treguar se hyrja në Shqipëri nuk është shfaqje e rrënimit.

Top Channel