Analiza e BBC: Lidershipi i Keir Starmer nën presion, shtohen zërat për sfidë brenda Partisë Laburiste
Irani pretendon se ka rrëzuar një avion pilot izraelitë në afërsi të Natanz, një zonë në të cilën kryhet pasurimi i uraniumit.
Garda Revolucionare ka bërë të ditur se ka qëlluar me raketa avionin spiun, i cili ishte afruar në zonën rreth 300 kilometra nga kryeqyteti, Teherani.
Në deklaratë nuk thuhet se kur ka ndodhur ngjarja dhe as sesi është bërë identifikimi i avionit që i përkiste izraelit.
Fuqitë botërore aktualisht po negociojnë me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Teherani këmbëngul se programi i tij është për qëllime paqësore, por kritikët thonë se ai po tenton prodhimin e armëve bërthamore.
Në të kaluarën, Izraeli ka kërcënuar shpesh se do të sulmojë impiantet bërthamore të Iranit. Natanz është zona kryesore në të cilën pasurohet uraniumi.
Top Channel