Hammond: Vrasja e Foleyt, tradhëti ndaj Britanisë

24/08/2014 00:00

Vrasja e qartë e një gazetari amerikan nga një militant i Shtetit Islamik që besohet të jetë nga Britania e Madhe është “një tradhëti absolute ndaj gjithçkaje, për të cilin populli britanik punon”, ka bërë të ditur Sekretari i Jashtëm.

Duke shkruar për “Sunday Times”, Philip Hammond tha se qeveria po investonte “burime të konsiderueshme” për të luftuar “ideologjinë barbare”. Ai tha se kërcënimi nga konfliket në Siri dhe Irak mund të zgjasë një gjeneratë të tërë.

Reagimi i tij vjen pasi qeveria britanike ka emëruar një të dërguar të ri për sigurinë në Irak. Një zëdhënës i “Downing Street” tha se qëndrimi i ri ndaj rajonit të Kurdistanit në shtetin e Irakut tregon se qeveria “po forcon” përpjekjet e saj për të ndihmuar Irakun që të mposhtë militantët e Shtetit Islamik, të cilët operojnë në zonë.

Autoritetet britanike po kërkojnë me çdo kusht të identifikojnë xhihadistin me aksent britanik, i cili u shfaq në videon e vrasjes së gazetarit amerikan James Foley, pak ditë më parë. Grupi ekstremist i Shteti Islamik publikoi një video të momenteve përpara dhe pas vrasjes së Foleyt, i cili ishte marrë peng në Siri gjatë vitit 2012.

Në artikullin e tij në “Sunday Times”, Sekretari i Jashtëm e bëri të qartë bindjen e tij se ekzekutori mund të jetë britanik. “Është e tmerrshme të mendosh se autori i këtij akti të urryer mund të jetë sjellë deri në Britani”, thotë Hammond. “Kjo është një tradhëti absolute e vendit tonë, vlerave tona dhe gjithçkaje për të cilën populli britanik zotohet sot”.

Më shumë se 500 shtetas britanik mendohen të kenë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar gjatë viteve të kaluara. Hammond tha se Britania e Madhe ka asistuar luftëtarët kurdë “Peshmerga”, të cilët po luftojnë kundër Shtetit Islamik, duke u dërguar mjete me avionë luftarak.

Top Channel