Gjermania përgjoi Shqipërinë dhe Turqinë

24/08/2014 00:00

Shërbimi Sekret i Gjermanisë ka spiunuar Shqipërinë prej disa vitesh për të mbajtur nën kontroll “krimin e organizuar”, fakt ky është publikuar nga vetë revista gjermane “Der Spiegel”.

Në një raport te përjavshmes thuhet se Shqipëria ka qenë pjesë e vendeve të rëndësishme për t’u monitoruar edhe para se t’i bashkohej NATO-s në vitin 2009.

Raporti, u botua vetëm një javë pasi e njëjta reviste, “Der Spiegel”, zbuloi se Inteligjenca gjermane kishte përgjuar një bisedë telefonike të bërë nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry  si edhe kishte spiunuar gjatë dhe Turqinë.

Zbulimet e reja kanë derivuar debate të forta mes shtetesh, sidomos mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë janë rritur së tepërmi tensionet. Ndërkaq dhe në Ankara janë shfaqur shenja zemërimi, dhe  ambasadori gjerman është thirrur nga përfaqësues të qeverisë për të dhënë shpjegim brenda kësaj jave.

Gjermania është tronditur nga skandali i madh spiunazhi dhe për shkak të tyre qeveria mori masën e largimit të shefit të stacionit të CIA-s në Gjermani nga posti i tij, pas presionit të madh ndërkombëtar si edhe për të ruajtur sovranitetin kombëtar.

Një serë akuzash duket të jenë lëshuar ndaj Gjermanisë, kohet e fundit, në lidhje me përgjimet, kur më herët qeveria e Berlinit ankohej se Uashingtoni kishte kryer operacione intensive spiunazh në Gjermani, duke përfshirë dhe përgjimi të celularit të Kancelares Angela Merkel.

Top Channel