Aksioni i INUK, sërish përplasje
24/08/2014 00:00
Edhe gjatë ditës së diel, aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është shoqëruar me protesta, deri në përplasje, me familjarë të ndërtesave që do të prishen, për shkak se pengojnë projektin për zgjerimin e rrugës së Elbasan.
Kanë qenë familjarët e një familjeje, ata që kanë qëlluar me gurë fadromat e INUK, edhe pse nuk kanë mundur dot të shpëtojnë shtëpinë e tyre të shembet. Të pranishëm kanë qenë forca të shumta policore, për të shmangur incidente më të rënda.
Ndërkohë, pas këtij rasti problematik, aksioni i INUK ka vijuar me prishjen e ndërtimeve të tjera, që preken nga ky projekt i zgjerimit të rrugës.
Top Channel