Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë Partia Demokratike vijoi të shtunën me denoncimet për emërimet në administratë. Deputeti Flamur Noka akuzoi kryeministrin Rama se i ka besuar lojrat e fatit një personi të arrestuar në Turqi për trafikun e heroinës.
“Nalton Jaçaj ishte tregtar dhe në vitin 2009 në Stabmoll kishte kërkuar 200 kg heroinë. Kapja e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij ka qenë lajm i bujshëm i asaj kohe, u pasqyrua në mediat tona, por dhe nga ato turke”, deklaroi Noka.
Ndërkohë, koordinatori Ervin Saljanji denoncoi në një fshat të Himarës rivendosjen e parullave për diktatorin Enver Hoxha, pikërisht në ditën ndërkombëtare të viktimave të komunizmit dhe akuzoi Ramën, Metën dhe Kokdhimën.
“Tërë ky investim bëhet nga kryeministri dhe deputeti i kësaj zone që është Koço Kokëdhima. Shoku Edi Rama dhe kryeministri i jugut Koço Kokëdhima investojnë në këtë mënyrë paratë e partisë-shtet. I bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë këto parulla që po përhap në gjithë tregun e jugut”, deklaroi Saljanji.
Top Channel