Deputetët e PD “vjedhin” këngën e protestës dhe e këndojnë në Kuvend, Manja i ‘dirigjon’: Muli ngrije zërin
Kreu i demokratëve Lulzim Basha i ka mbetur denoncimit të asaj që quan, rrënimi i ekonomisë nga dyshja Rama – Meta.
Shefi i opozitës thotë se ekonomia është në gjendjen më të vështirë. Sipas tij minimi i ekonomisë kombëtare vjen nga mendësia e vjetër e dyshes Rama-Meta për gjithpushtet.
“Estremizmi i kryeqeveritarit, i frymëzuar nga modelet e vjetra centralizuese kërkon të kontrollojë, bllokojë, ndëshkojë dhe mbitaksojë çdo nismë prodhuese dhe zhvilluese”, shkruan Basha në profilin e tij.
“Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurtë; ky është produkti i një viti keqqeverisje oligarkike!”, perfundon kreu i opozites.
Top Channel