Basketbolli “bashkon” Rihanna-n dhe Chris Brown

22/08/2014 00:00

Një ndeshje basketbolli e zhvilluar për bamirësi në Barclays Center në Nju Jork bëri bashkë Rihanna-n dhe Chris Brown.

Këngëtarja 26-vjeçare u fotografua në shkallët e arenës sportive teksa ishte duke ndjekur ish-partnerin e saj, pjesë e lojës së bamirësisë.

E veshur me pantallona të shkurtëra sportive dhe të shoqëruara me taka të larta në krah këngëtarja e famshme kishte mikeshat të saj, por nuk mungonin as të famshëm të tjerë të botës së muzikës, modës dhe artit.

Rihanna dukej serioze dhe e përqendruar në ndeshje dhe ajo që u vu re ishte se gjatë gjithë kohës mungoi buzëqeshja në fytyrë, ndryshe nga herët e tjera të ngjashme.

Por pavarësisht se ndodheshin vetëm pak metra larg, mes dy ish-ëve nuk u shkëmbye asnjë fjalë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel