“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Operacioni vijon edhe në Jug të vendit. Në vijim të aksionit antikanabis të koduar “Elezi”, që po zhvillohet në kanionet e lumit Bence, u asgjesuan dhe 2800 bimë kanabis sativa të kultivuara në disa parcela të hapura rishtazi, në kanionet në Dilan dhe Elez. " /> Operacioni vijon edhe në Jug të vendit. Në vijim të aksionit antikanabis të koduar “Elezi”, që po zhvillohet në kanionet e lumit Bence, u asgjesuan dhe 2800 bimë kanabis sativa të kultivuara në disa parcela të hapura rishtazi, në kanionet në Dilan dhe Elez. ">
Operacioni vijon edhe në
Jug të vendit. Në vijim të aksionit antikanabis të koduar “Elezi”, që
po zhvillohet në kanionet e lumit Bence, u asgjesuan dhe 2800 bimë
kanabis sativa të kultivuara në disa parcela të hapura rishtazi, në
kanionet në Dilan dhe Elez.
Operacioni ka nisur që në orët e
para të mëngjesit të së enjtes, ku në pjesën e parë të tij u asgjesuan
1390 bimë kanabis sativa. Kultivuesit, duke përfituar nga terreni mjaft i
vështirë, kanë mundur të largohen, por janë identifikuar nga ana e
policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Në operacion u
përfshinë 35 forca policie të Komisariatit të Policisë Tepelenë, ku më
pas në ndihmë të tyre shkuan dhe forca nga Drejtoria e Policisë së
Qarkut Gjirokastër.
Në gjithë zonën e Tepelenës janë
asgjesuar 40 mijë rrënjë kanabis. Ndërkohë një aksion i ngjashëm është
zhvilluar nga Policia e Vlorës, në zonën e fshatit Karbunarë, ku u
gjetën 2 parcela të mbjella me lëndë narkotike me rreth 400 rrënjë bime.
Top Channel