Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, u takua me liderë të komunitetit dhe banorë të Fergusonit në Missouri, në përgjigje të protestave 11-ditore që pasuan vrasjen e një adoleshenti me ngjyrë, të paarmatosur, nga një polic i bardhë.
Holder sqaroi se ka caktuar “hetuesit dhe prokurorët më me eksperiencë” për zbardhjen e kësaj çështjeje. Tubimet vazhduan, këtë herë paqësore, përpara Gjykatës së Fergusonit, pikërisht gjatë ndalesës atje të zyrtarit më të lartë amerikan të zbatimit të ligjit.
Një gjykatë e posaçme në Clayton do të shqyrtojë faktet dhe do të marrë një vendim, nëse do të ngrihen akuza ndaj policit Darren Wilson, lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Michael Brown, më 9 Gusht. Wilson është i pezulluar nga puna me të drejtë rroge, ndërsa familja Brown dhe mbështetësit e saj kërkojnë arrestimin e tij.
Top Channel