Rihanna dhe Drake, sërish bashkë

21/08/2014 00:00

Rihanna dhe Drake janë rikthyer sërish bashkë. Pas një serie ndarjesh dhe lidhjesh mes çiftit, ata kanë vendosur t’i japin edhe një shans njëri-tjetrit. Këngëtarja u fotografua në koncertin e Drake&Lil Wayne në New York. Ajo, gjatë gjithë koncertit, këndonte dhe kërcente pafund.

26-vjeçarja ndodhej në seksionin VIP, së bashku me familjarët e reperit Wayne dhe mikeshën e saj të ngushtë, Melissa Forde. Por, fansat, që kishin ardhur për të ndjekur Drake, shkëputen disa foto të bukuroshes nga Barbadosi. Pas përfundimit të koncertit, çifti mbërriti i ndarë në “afterparty”-n e “Griffin nightclub”.

Edhe Rihanna ka nisur turin e saj së bashku me Eminem, të quajtur “Monster”, ku dy shfaqje i mbajtën në stadiumin e New Yorkut. Të premten pritet të mbajë edhe 2 koncerte në Detroit dhe Michigan.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel