Belgjikë, kryeministrit i vjedhin laptopin

21/08/2014 00:00

Kryeministrit belg Elio di Rupo i është vjedhur laptopi nga makina e tij.

Grabitja ka ndodhur të hënën, gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit ndodhej në palestër, por detajet e këtij episodi të rrallë janë bërë publike vetëm tani.

Zëdhënësi i Di Rupos mohoi raportet në media, se laptopi i kryeministrit përmbante sekrete shtetërore dhe të dhëna nevralgjike mbi familjen mbretërore.

Sipas tij, hajduti ka marrë bashkë me kompjuterin edhe shënime personale të shefit të qeverisë, si dhe disa dokumente pune.

Top Channel