Halle Berry prezanton parfumin e ri “Wild Essence”

20/08/2014 00:00

Aktorja 47-vjeçare, Halle Berry po prezanton  filmin më të ri “Extant” ku luan rolin e një austronauteje.  Edhe pse ndodhet ende në “hapësirë” aktorja ka kohë për të promovuar parfumin e saj të ri “Wild Essence”.

Në videon e prezantimit të parfumit 47 vjeçarja shfaqet me ekstenshën ndryshe nga look-u  i përhershëm me flokë të shkurtra.  Ajo mban veshur një fustan të zi dhe lëkura e saj e errët shkëlqen duke e bërë shumë sensuale dhe duke përcjellë aromën e vërtetë të parfumit.

Në faqen e internetit dedikuar pafumeve të saj, “Wild Essence” është përshkruar si një “aromë e një shumësie lulesh, aroma sensuale e një gruaje në natyrë”.

“Aroma e trupit dhe e shpirtit të një gruaje bëhet shumë më sensuale në natyrë.  E dashuroj idenë e të krijuarit të parfumeve që i jep mundësinë femrave të kenë kontakt me natyrën”, thotë aktorja Halle Berry.  Wild Essense është parfumi i gjashtë që ajo prezanton.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel