Libi, sulme të reja pranë aeroportit

19/08/2014 00:00

Kanë nisur sërish përleshjet e ashpra pranë aeroportit në Tripolit të Libisë mes milicive rivale gjatë ditës së hënë.

Dëshmitarë deklarojnë se kanë dëgjuar shpërthime të shumta, të cilat shoqëroheshin me shtëllunga tymi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmet janë kryer duke përdorur edhe raketat Grad.

Luftimet për të marrë nën kontroll aeroportin më të madh në Tripoli vazhdojnë prej disa muajsh, ndërsa pak kohë më parë milicitë rivale arritën një armëpushim, i cili do të shërbente për të lejuar zjarrfikëset të vinin nën kontroll flakët e mëdha, të cilat kishin shpërthyer në brendësi të aeroportit.

Si pasojë e luftimeve të ashpra Franca u detyrua të tërhiqte diplomatët e tyre nga vendi i Afrikës së Veriut, duke evakuuar për në Tunizi personelin e ambasadës me 30 persona.  

Top Channel