Fëmijët e Heidi Klum u ndalën përpara një reklame që ndodhej në rrugë duke shijuar mamanë e tyre. Modelja ka pushtuar billbordet me reklamën për projektin më të ri “Runway”, reality i përzgjedhjes së modeleve në Nju Jork.

Pavarësisht se fëmijët e supermodeles janë mësuar me famën e mamasë së tyre, ata u ndalën për ta shijuar reklamën që iu duk aq shumë interesante.

Heidi Klum shoqërohej nga vajza Leni, 10 vjeç, djali Henry që feston 9-vjetorin muajin e ardhshëm, Johan 7 vjeç dhe vajzën tjetër Lou, 4 vjeç.

Edicioni i 13 i reality-t “Runway” për përzgjedhjen e modeleve të reja pritet që të fillojë në muajin tetor.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel